“Kush dëshiron të studiojë gjithmonë e gjen një mundësi,
kush nuk dëshiron,gjithmonë gjenarsye.”
(Michelangelo)
Universiteti Amerikan i Tiranës është cilësuar si universiteti me numrin më të madh të bursave në vend.UAT e jep rëndësi edukimit cilësor, dhe ka një përkushtim të veçantë në ndihmë të studentëve që kanë nevojë të gjejnë zgjidhjen për arritjen e objektivave lidhur me edukimin e tyre. Çdo vit, UAT ofron një numër të madh bursash për studentët e ardhshëm dhe ata aktualë. Komisioni i vlerësimit bën verifikimin e çdo kandidati të mundshëm për bursë, duke u bazuar në kritere të ndryshme për secilën kategori, si psh: niveli i studimeve, formimi i përgjithshëm, performanca akademike, mesatarja, gjendja financiare dhe faktorë të tjerë. Numri dhe lloji i bursave të shpërndara mund të ndryshojë nga viti në vit.
Fituesit e bursave përfitojnë zbritje të plotë ose të pjesshme, në varësi të arritjeve individuale të kandidatit dhe tipit të bursës për të cilën ata konsiderohen osepër të cilën kanë aplikuar.