Ata që specializohen në shkenca politike pajisen me aftësi të forta analitike dhe kërkimore në studimin e filozofive mbi të cilat ngrihen e funksionojnë qeveri të ndryshme, mënyrat se si qytetarët influencojnë dhe influncohen nga qeveritë e tyre, si dhe marrdhëniet ne kontekstin e marrdhënieve ndërkombëtare. Aftësitë e veçanta I ndihmojnë të specializuarit në këtë fushë të interpretojnë dhe vlerësojnë argumente, të aplikojnë dijet e marra në kuptimin dhe zgjidhjen e problemeve qoftë ato në botën reale qoftë ato në nivelin teorik. Studimi, debatimi dhe ofrimi i këndvështrimeve të ndryshme për çështje të politikës dhe politikave publike janë tipari karakteristik i të specializuarve në shkenca politike.