Mundësitë që i ofrohen një studenti që diplomohet në shkenca politike janë të shumta.
Një mundësi është ajo e punësimit në institucionet dhe agjensitë qeveritare në nivel lokal ose qendror.
Një mundësi e dytë është përfshirja dhe pjesëmarrja aktive në jetën politike-shoqërore. Mundësitë këtu konsistojnë në angazhim me:
·partitë politike
·mediat e shkruara dhe elektronike
·marrdhëniet publike
·organizata jo qeveritare vendase dhe të huaja
Një mundësi e tretë është një karrierë në botën akademike. Mundësitë këtu konsistojnë në:
·vazhdimin e studimeve në nivelet Master, Doktoraturë
·angazhimi në mësimdhënie dhe punësimi në institucionet e arsimit të lartë
·angazhimi me kërkime shkencore dhe punësim në institucione kërkimoroe shkencore.
Një mundësi tjetër është ajo në botën e drejtësisë. Një diplomim në shkenca politike i jep mundësi të diplomuarit jo vetëm të vazhdojë studimet juridike të avancuara por edhe të realizojë një karrierë interesante në fushën e drejtësisë.