Të rejat e ditësEvent
Description
Skuadra e baskebollit e Universitetit Amerikan të Tiranës merr pjesë në Kampionatin Kombëtar të Basketbollit.
Studentët e vitit të parë të UAT dhe nxënësit e vitit të tretë të Kolegjit Amerikan të Tiranës me inisiativën e tyre kanë krijuar skuadrën e basketbollit për djem. Tashmë, kjo skuadër ka filluar aktivitetin e saj sportiv dhe është pjesëmarrëse në garën e Kampionatit Kombëtar të Basketbollit. Pikërisht ditën e shtunë, në datë 3 tetor, ata u ndeshën me skuadrën e Flamurtarit të qytetit të Vlorës në pallatin e sportit ‘Asllan Rusi’. Kjo ndeshje u mbyll me fitoren e skuadrës tonë, me rezultatin 69-56.
Të gjithë janë të ftuar të inkurajojmë dhe të mbështesim skuadrën tonë në aktivitete të tjera sportive. Ju urojmë djemve tanë fitore ne ndeshjet e rradhës dhe suksese të mëtejshme! |

