Universiteti Amerikan i TiranësEvent
DescriptionNë bazë të ligit Nr. 9741, datë 21.5.2007 për Arsimin e Lartë në RSH, i ndryshuar, Neni 55, mbi Organizimin e Këshillave Studentore, ju njoftojmë se:
Organizohen zgjedhjet për Kryetarin e Këshillit Studentor të UAT
Gjatë kësaj dite studentët do të votojnë tek holli i universitetit, ku do të jetë vendosur kutia e dhe dhoma e votimit.
Kandidatët duhet domosdoshmërisht të kenë mesatare mbi 8.5. Për studentët e vitit të parë do të konsiderohet si referim mesatarja e shkollës së mesme.
Zyrtarizimi i kandidaturave për Kryetar Këshilli bëhet në datat 13-14 janar tek Zyra e Promocionit Studentor, kati III.
Zgjedhjet do të zhvillohen ditën e mërkurë. Data: 27.01.2010
Votimi fillon në orën 9:00 dhe mbyllet në 19:00.
FTOJMË TË GJITHË STUDENTËT TË BËHEN PJESË E ZGJEDHJEVE DHE VENDIMARRJES!!!
Këshilli nismëtar |

