Departamenti ynë ofron një numër të konsiderueshëm lëndësh të cilat mundësojnë pajisjen e studentit me informacionin bazë dhe të avancuar rreth çështjeve të politikës si shqiptare ashtu edhe të vendeve të tjera. Ajo që dallon programin tonë të shkencave politike nga programet e universiteteve te tjera publike apo private janë dy gjëra: e para, gama e gjërë e lëndëve që ofrohen; e dyta, dhënia realisht e mundësisë që studenti të zgjedhë vetë në ç’fushë dëshiron të thellohet dhe të marrë informacion.
Lëndët e ofruara mbulojnë të gjitha fushat kryesore të studimit që përmbledhin Shkencat Politike:
·politikë shqiptare
·politikë evropiane
·politikë amerikane
·teori dhe metoda politike
·marrdhënie ndërkombëtare
·politikë e krahasuar
·administrim dhe politika publike
Studenti ekspozohet fillimisht ndaj një grupi lëndësh bazë, të përbashkëta për të gjitha fushat, dhe pasi ai progreson ndër vite studimi, gradualisht dhe në të njëjtën kohë, fillon të identifikojë fushën e tij të interesit. Në këtë proces, studenti ka gjithnjë në dispozicion këshilluesin akademik.
Si pjesë të formimit të tyre akademik e profesional, studentëve gjithashtu ju jepen mundësi involvimi në projekte, praktika apo studime të ndryshme në të cilat ata realizojnë adoptimin e aftësive të marra në auditor me aftësitë dhe detyrat që shtron realiteti.
Për të marrë diplomë në Shkenca Politike, studentit i duhet të grumbullojë minimalisht 180 kredite.