Një element tjetër që e bën programin tonë të ndryshëm nga programet e universiteteve të tjera është ofrimi i çertifikatave apo specializimeve të ngushta të ndryshme për studentin. Një student, paralelisht me akumulimin e krediteve që kërkohet për përfundimin e studimeve dhe marrjen e diplomës, mund të marrë edhe një çertifikatë apo specializim dytësor në një fushë të caktuar nëse plotëson dy kushte: e para, merr 50 kredite që kanë lidhje me specilizimin dytësor; e dyta, ka një notë mesatare të ecurisë akademike jo më të vogël se 2.50. Por për të marrë Specializim të Ngushtë, studenti duhet të deklarojë synimin e tij se dëshëron të marrë një specializim të ngushtë.
Çertifikatat apo Specializimi i ngushtë ofrohet në këto elementë:
·Shkenca Politike
·Çështje të Integrimit Europian
·Të Drejtat e Njeriut
·Administrim dhe Politika Publike
Studentët që mund të kërkojnë dhe aplikojnë për një specializim dytësor mund të jenë nga këto grupe:
Studentë që synojnë të marrin diplomë kryesore në drejtësi
Studentë që synojnë të marrin diplomë kryesore në ekonomi.
Studentët që synojnë të marrin diplomë kryesore në psikologji
20 kredite realizohen duke marrë këto 4 lëndë hyrëse:
01 POLS 100 Hyrje në Politikë Shqiptare
01 POLS 110 Mendimi Politik
01 POLS 120 Politikë e Krahasuar
01 POLS 130 Marrdhënie Ndërkombëtare
30 kredite realizohen duke zgjedhur e marrë 6 lëndë nga nivelet e sipërme (200 e sipër). Lista e mëposhtme është organizuar sipas nënfushave që përmbledh Shkencat Politike por studenti mund të zgjedhë, në bazë të objektivit që i ka vënë vetes, ato lloj kombinimi lëndësh që beson se i hyjnë në punë atij.