Universiteti Amerikan i Tiranës (UAT) është një institucion arsimor privat, i themeluar në mars të vitit 2008. UAT është liçencuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës me vendim të Këshillit të Ministrave, nr. 259, më datë 27.02.2008.
Universiteti Amerikan i Tiranës filloi aktivitetin e tij në vitit akademik 2008 – 2009 duke ofruar një numër të konsiderueshëm diplomash dhe degësh. Në vitin akademik 2009 – 2010, UAT zgjeron aktivitetin e tij duke rritur numrin e degëve të ofruara, si edhe përfshirjen e disa Diplomave të Integruara të Nivelit të Dytë dhe Master të Nivelit të Parë. Për më tepër informacion, ju mund të klikoni tek rubrika e programeve.
UAT është pjesë e AAE Group (Albanian American Education Group). Gjithashtu, pjesë e AAE Group janë:
American College of Tirana (ACT): shkollë e nivelit 9-vjeçar dhe të mesëm.
MEDICOM: kolegj profesional me një përvojë të konsiderueshme në fushën e arsimit mjekësor në Shqipëri që prej vitit 2005.
MEDIC ONE: rrjet klinikash mjekësore të cilat shërbejnë si bazë praktike për studentët dhe ofrojnë mundësi punësimi për të diplomuarit.