PARTI NË UAT ME RASTIN E FESTAVE TË FUNDVITIT 2009
Universiteti Amerikan i Tiranës organizoi një party studentore me rastin e festave të fundvitit. Me një pjesëmarrje prej rreth 200 studentës, festa e mbrëmjes së 23 dhjetor rezultoi në një eveniment mjaft argëtues sidomos pas një periudhe disa mujore studimesh gjatë semestrit të parë të këtij viti akademik. Në këtë festë nuk munguan edhe një pjesë e madhe e stafit administrativ dhe akademik të cilët iu bashkuan energjisë shpërthyese të të rinjve dhe e zgjatën festën deri në orët e para të mëngjesit.
Gjatë mbrëmjes festive u organizuan disa aktivitete konkuruese për të nxehur atmosferën dhe për të nxitur gjallërimin e studentëve. Së pari u zhvillua konkursi i vallëzimit, ku disa çifte studentësh u përzgjodhën për të performuar nën tingujt e këngëve të rrymave të ndryshme muzikore. Konkuruesit ishin tepër entuziastë dhe treguan një shpirt konkurues tepër të fortë. Çiftit fitues iu dhuruar nga një telefon cellular. Më pas u zhvillua konkursi i karaoke, ku shumë studentë dolën vullnetarë për të marrë pjesë duke kënduar nga një këngë sipas përzgjedhjes së tyre. Studentes fituese e cila demonstroi se ishte vërtet e talentuar iu dhurua një i-Pod. Së fundmi, u realizua një shorte transparent dhe fituese e labtopit të sponsorizuar nga UAT ishte një studente e cila u lumturua së tepërmi.