Fillimviti i mbarë për ekipin e basketbollit të UAT
Studentët e ekipit të basketbollit të UAT e nisin me sukses ndeshjen e parë të këtij viti. Në datën 5 shkurt 2010 nisi faza e dytë e Kampionatit Kombëtar në Basketboll për të rritur. Skuadra e UAT realizoi një ndeshje të shkëlqyer me ekipin e Vlorës në pallati i sportit “Asllan Rusi” në Tiranë. Nën brohoritjet e tifozave të UAT dhe mbështetjen e vazhdueshme të skuadrës sonë nga i gjithë stafi i Universiteti, edhe kjo ndeshje u mbyll me fitoren e djemve të UAT me rezultatin 83-60. Objektivi i deklaruar i ekipit për fazën e dytë (shkurt-prill 2010) është të korrin vetëm fitore dhe të përfundojnë kampionatin në vendin e parë, duke garantuar kalimin e sigurt në kategorinë A.
I urojmë ekipit tonë të basketbollit suksese të mëtejshme