Zgjedhjet për President të Këshillit Studentor të UAT
Zgjedhjet për Presidentin e Këshillit Studentor të UAT u zhvilluan më 27 janar 2010 sipas datës së parashikuar.
Në total u regjistruan pesë kandidatë për president, studentë të UAT në fakultete dhe degë të ndryshme, si më poshtë:
·Reald Mara, Fakulteti Arte dhe Shkenca, Dega Shkenca Politike, Viti I
·Klodian Kora, Fakulteti Arte dhe Shkenca, Dega Shkenca Politike, Viti I
·Erjon Pepa, Fakulteti Mjekësor, Dega Fizioterapi, Viti I
·Eldona Sipri, Fakulteti Mjekësor, Dega Stomatologji, Viti II
·Klajdi Mehalla, Fakulteti Juridik, Viti I
Para fushatës studentore u realizuan zgjedhjet e senatorëve për të gjitha klasat në secilin fakultet. Më pas, fushata për president zgjati rreth një javë. Kandidatët kreyn takime dhe mbledhje të ndryshme me studnentët, si edhe vendosën postera në mjediset e Universitetit me sllogane si “E ardhmja në dorën e studentit” “Të bëjmë së bashku atë që nuk e bëjmë dot të vetëm”, etj.
Një ditë para zgjedhjeve kandidatët dhe Këshilli Nismëtari i Zgjedhjeve organizuan një debat të hapur ku morrën pjesë një numër i konsiderueshëm studentësh. Gjatë debatit kandidatët paraqitën platformat e tyre për Qeverinë Studentore të UAT të cilat kishin larmishmëri idesh dhe projekte zhvillimi.
Në datën 27 janar votimi u hap në orën 13:00 duke përfunduar në orën 19:00 të mbrëmjes, me qëllim mosprishjen e procesit mësimor. Procesi i zgjedhjeve u zhvillua pa asnjë problem. Pasi u mbyll votimi, Komisioni i Numërimit i cili përbëhej nga një kryetar i pavarur dhe nga dy përfaqësues për secilin prej kandidatëve, realizoi numërimin me kujdes të të gjitha votave.
Në degët si Juridik dhe Shkenca Politike, pjesëmarrja ishte më tepër se 95 % e studentëve. Ndërkohë që edhe nga fakultetet e tjera, interesi ishte mjaft i lartë. Në total, numri i votuesve ishte 234 studentë.
Fituese u shpall studentja e degës së stomatologjisë, Eldona Sipri, ndërkohë që në vendin e dytë ishte studenti i shkencave politike, Reald Mara.
Këshilli do të fillojë funksionimin e tij menjëherë. Duke ju uruar atyre punë të mbarë, shpresojmë që të jetë një Këshill Studentor sa me frytdhënës në ndihmë dhe mbështetje të realizimit të projekteve dhe aktiviteteve studentore.