Paraditja e datës 11 dhjetor 2009 solli diçka ndryshe në mjediset e UAT dhe shpalosi humanizmin e studentëve. Qendra Kombëtare e Dhurimit të Gjakut dhe Kryqi i Kuq Shqiptar në bashkëpunim me studentët e vitit të dytë në Degën e Infermierisë të UAT organizuan dhurimin e gjakut. Shumë studentë iu përgjighën kësaj inisiative dhe pjesëmarrja rezultoi e lartë. Momentet kur studentët plotesonin formularët dhe kur i lëshonin radhën njëri-tjetrit për të dhuruar gjak mbeten mbreslënëse në kujtesën e secilit.
Me këtë rast, studentët e UAT demonstruan solidaritet të plotë me njerëzit të cilët kanë nevojë për gjak, për ata të sëmurë të cilët kanë varur shpresat tek humanizmi i gjithsecilit prej nesh.
I përgëzojmë studentët të cilët iu bashkuan kësaj inisiative dhe i bëjmë apel të gjithëve të solidarizohen në të tilla raste.