UAT mbledh fonde për Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”
Studentët e UAT, të mbështetur edhe nga stafi akademik dhe administrativ, kanë inicuar një aktivitet bamirësie për fëmijët e Shtëpisë së Fëmijës “Zyber Hallulli”. Gjithashtu, me rastin e këtij aktiviteti i cili do të zhvillohet pranë Universitetit Amerikan të Tiranës, ju ftojmë të merrni pjesë në mbledhjen e fondeve për ti ardhur në ndihmë këtyre fëmijëve në nevojë.
Pas përfundimit të mbledhjes së fondeve, fëmijët do të ftohen në mjediset e UAT ku do të organizohen disa aktivitete argëtuese dhe zbavitëse për të kaluar një ditë të këndshme dhe festive.
Ju ftojmë të jemi bashkë në këtë inisiativë humane!