Në datën 10 Prill 2010, skuadra e basketbollit e Universitetit Amerikan të Tiranës fitoi ndeshjen finale tëKampionatit Kombëtar në Basketboll për të Rritur. Ndeshja u zhvillua në pallatin e sportit Asllan Rusi midis ekipit të UAT dhe ekipit të Elbasanit duke rezultuar në fitoren e skuadrës sonë. Tashmë, ekipi i UAT kalon në GRUPIN A ndeshjet e së cilës fillojnë në tetor të vitit 2010.
Me mbështetjen e më shumë se 150 tifozëve, studentët e ekipit të UAT arritën të realizojnë edhe në këtë ndeshje përmbyllëse një lojë të shkëlqyer.Pallati i sportit u ndez nga ovacionet e tifozëve nën tingujt e këngës së UAT. Në fund, festimet u mbyllën nën atmosferën e krijuar nga fishekzjarret. Gjithashtu, festimet vazhduan edhe në mbrëmje në mjediset e barit të UAT. Kjo parti festive zgjati deri në orët e para të mëngjesit me pjesëmarrjen e 250 studentëve të cilëve ju bashkëngjitën edhe një pjesë e stafit tonë akademik dhe administrativ.
UAT është krenare për fitoren e studentëve të ekipit të basketbollit dhe ju uron atyre suksese në kampionatin e GRUPIT A!