Studentët e UAT prezantohen me Shoqërinë Civile Shqiptare
Ndër aktivitetet e fundit në Universitetin Amerikan të Tiranës u zhvillua një takim informues midis studentëve dhe përfaqësuesve të katër organizatave rinore të cilat kanë në fokus integrimin dhe promovimin e vlerave Evropiane.
Në një pjesë të rëndësishme të axhendës u diskutua mbi programin “Youth in Action 2007 - 2013” qëKomisioni Evropian ka mundësuar për të mbështeturiniciativat e të rinjve brenda kufijve gjeografikë të Evropës në aspekte të ndryshme të jetës sociale, në përpjekjen e tyre për të sjellë ndryshime në shoqërinë ku jetojnë. Nëpërmjet projekteve të tilla nxitet ndërgjegjësimi, bashkëpunimi midis të rinjve të shteteve të ndryshme, dialogu dhe shkëmbimet kulturore, toleranca dhe zgjerimi i njohurive. Seanca për dhënien e informacionit dhe diskutimi që vijoi u mbajt nga Drejtoresha Ekzekutive e organizatës “Beyond Barriers”. Gjatë prezantimit, u trajtuan mundësitë që ofrohen për të rinjtë shqiptarë për t’ubërë pjesë e organizatave tëndryshme jo-qeveritare ku ata kanë mundësi të përfitojnë aftësi komunikimi, zgjidhje konfliktesh, menaxhim ekipesh, etj. që janë të nevojshme për karrierën e tyre në të ardhmen, sidomos me kërkesat për profesionalizëm që sa vjen dhe po rriten për tregun e punës.
Në vijim, u mbajt një prez im i shkurtër për organizatën “A.S.A.N” (Rrjeti i Studentëve Shqiptarë Nëpër Botë) ku janë të mirëpritur të anëtarësohen studentë të profileve të ndryshme për t’u bërë pjesë e një rrjeti global të rinjsh që zhvillojnë aktivitete të tilla si internshipe në institucione dhe trajnime. Kontributi kryesor i këtij rrjeti, kohët e fundit, është programi “Brain Gain”, një iniciativë për të tërhequr, orientuar dhe mbështetur të rinjtë shqiptarë që kanë studiuar jashtë shtetit dhe vendosin të kthehen në Shqipëri.
Takimi u mbyll me prezantimin e dy organizatave rinore të cilat kanë kontribuar duke sjellë në Shqipëri një eksperiencë në çështje të integrimit Evropian duke qenë seksione zyrtare të “European Youth Parliament” - Parlamenti Rinor Europian dhe “JEF- Evrope” - Federalistët e Rinj Evropianë, respektivisht. Përfaqësuesit e këtyre organizatave ftuan auditorin të marrë pjesë në aktivitete që ato zhvillojnë brenda dhe jashtë vendit si për shembull trajnime, pjesëmarrje sociale, ndërgjegjësim i opinionit publik, etj. pasi vlerat e kultivuara nga individët kthehen në vlera për shoqërinë.