Universiteti Amerikan i Tiranës për vitin akademik 2010-2011 ofron pozicione të lira për pedagogë të brendshëm dhe/ose të jashtëm në Fakultetet dhe degët përkatëse si më poshtë:
Për programet Bachelor:
-Fakulteti Ekonomik (Financë Banke, Administrim Biznes, Menaxhim, Financë Kontabilitet, Marketing)
-Fakulteti i Shkencave Sociale (Psikologji, Shkenca Politike)
-Të zotërojne diplomë Master, Doktoraturë ose të jenë ekspertë në disiplinat përkatëse
-Të kenë njohuri shumë të mira në gjuhën angleze ose gjuhë të tjera të Komunitetit Europian
-Të kenë aftësi të mira komunikimi, aftësi lidershipi dhe pune në grup
Kanë avantazh ata aplikantë të cilët kanë eksperiencë në fushën akademike, kualifikime pasuniversitare, grada shkencore ose që kanë të dokumentuar dhe publikuar veprimtari metodiko-shkencore.
Të gjithë të interesuarit mund të dorëzojnë CV-në e tyre të shoqëruar me një Letër Motivimi në adresën e e-mailit:
This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it