Pjesëmarrje në aktivitet sportiv nga Adrian Hadribeaj
Studenti i Fakultetit të Juridikut pranë Universitetit Amerikan të Tiranës, sportisti Adrian Hadribeaj, fitues i dy medaljeve, një ari dhe një argjendi gjatë kampionatit “British International Karate Open 2010”, është ftuar nga International University Sports Fenderation (FISU) dhe University Sports Association of Montenegro (SSUCG) për të marrë pjesë në “Kampionatin e 7-të Botëror Universitar të Karatesë 2010”. Ky aktivitet mbarëkombëtar do të mbahet në datën 15-18 korrik 2010 në Podgoricë të Malit të Zi.
Në këtë aktivitet ndërkombëtar sportiv marrin pjesë sportistë elitarë të cilët përfaqësojnë universitetet e tyre përkatëse nga e gjitha bota. Adriani do të përfaqësojë Universitetin Amerikan të Tiranës gjatë këtij kampionati. Ai do të garojë në peshën -84 kg në Kumite Individuale në kategorinë Senior, duke pretenduar për të fituar një nga tre medaljet.
Nuk na mbetet gjë tjetër veçse ti urojmë Adrian Hadribeaj suksese në këtë aktivitet të rëndësishëm për karrierën e tij sportive.
E mirëpresim Adrianin të rikthehet në UAT me një medalje ari!