Hyrja në universitet dhe fillimi i jetës studentore është një përvojë e rëndësishme në jetë, e cila sjell jo vetëm ndryshime në aspektin intelektual dhe profesional të individit, por edhe në atë shoqëror dhe kulturor. Për këto arsye, Universiteti Amerikan i Tiranës i kushton një hapësirë të veçantë zhvillimit dhe pasurimit të jetës shoqërore të studentëve. Organizimi dhe politikat e ndjekura nga UAT dhe strukturat përkatëse bëjnë të mundur që studentët të ndjehen pjesë aktive e një komuniteti të madh të përbashkët, i cili u jep mundësi të bëhen pjesë e një jete të larmishme kulturore, artistike, dhe sportive.
Vizitoni rubrikat që ju prezantojmë në faqen tonë të internetit dhe mësoni më tepër rreth jetës sociale studentore që ju pret pasi të bëheni pjesë e Universitetit Amerikan të Tiranës.