Kalendari akademik është guida juaj në lidhje me aktivitetet kurrikulare të Universitetit Amerikan të Tiranës. Këtu ju mund të gjeni informacionin e nevojshëm rreth programit të përgjithshëm të universitetit, datat e fillimit të vitit akademik, periudhat e provimeve, periudhat e pushimeve, duke përfshirë festat kombëtare dhe ndërkombëtare të cilat janë ditë pushimi zyrtare.