Kurrikula për të gjitha nivelet DNP, DND, Master është e strukturuar mbi tre parime.
Parimi i parë është ai elasticitetit dhe bollëkut. Dmth, kurrikula që ofrohet është karakterizohet nga të qënurit e hapur sa i përket numrit dhe llojit të lëndëve që ofrohen. Ne nuk e konsiderojmë kurrikulë të mirë atë që është e mbyllur, hermetike, me një numër fiks lëndësh, që nuk ndryshon. Një kurrikulë e tillë nuk i jep studentit shancin që vërtet të zgjedhë ç’kërkon të nxëjë. Kurrikulë e mirë është ajo që tenton të ofrojë herë pas here lëndë të reja, që rifreskon strukturën e lëndëve egzistuese me lëndë të reja ose heq apo modifikon lëndët e vjetra që mund të konsiderohen të vjetëruara ose jo pasqyruese të zhvillimeve të reja akademike dhe të jetës së përditshme. Kurrikula e departamentit tonë është një kurrikulë dinamike që ofron një numër mjaft të madh lëndësh, që i jep studentit mundësinë të ekspozohet në më shumë lëndë nga çdo të lejonte një strukturë strikte. Me fjalë të tjera, studenti ka gjithmonë dhe me të vërtetë mundësinë për të zgjedhur fushat dhe lëndët e specializimit.
Parimi i dytë i kurrikulës sonë është ai i lineraritetit dhevazhdimësisë logjike. Dmth, lëndët që merren ju korrespondojnë 5 niveleve të ndryshme (100-500) filli përshkrues i të cilave është vazhdimësia logjike. Studenti nuk mund të marrë një lëndë pa marrë më parë disa lëndë që shërbejnë si themelet mbi të cilat strukturohet dhe thithet i gjithë informacioni akademik i mëvonshëm. Linerariteti sidoqoftë nuk është strikt, që të karakterzohet nga ngurtësia, dhe që të jetë i matur vetëm me vite. Pikërisht pse studentit i jepet mundësia të zgjedhë, disa lëndë që konvencinalisht mund të identifikoheshin si të vitit të dytë apo të tretë mund të merreshin në simestra të tjerë.
Parimi i tretë mbi të cilën ngrihet kurrikula jonë është ai i formimit të balancuar. Dmth balancimit mes lëndëve të formimit të përgjithshëm, professional dhe plotësues. Lëndët e formimit të përgjithshëm që duhet të ketë një student në numrin e përgjithshëm të krediteve për të marrë një diplomë, janë lëndë që përcaktohen nga universiteti apo fakultetet. Këto lëndë, ndërsa janë sigurisht të detyrueshme, respektojnë në të njëjtën kohe edhe orientimin akademiko-profesional të studentit. Lëndët e formimit professional, janë lëndë të cilat përcaktohen nga departamentet apo programet akademike. Këto lëndë reflektojnë dhe ofrojnë informacion në fushën e specializimit të zgjedhur nga studenti. Lëndët e formimit plotësues janë lëndë të cilat lihen në dorë të studentit ti zgjedhë, por gjithmonë, në konsultim me departamentin. Këto lëndë, studenti mund ti zgjedhë ti marrë ose nga kurrikula e ofruar prej departamentit apo programit akademik ku studenti bën pjesë, ose prej një departamenti os programi akademik tjetër qoftë brënda fakultetit ose që ndodhet në një fakultet tjetër. Pavarësisht nga ç’program, department, apo fakultet studenti zgjedh ti marrë këto lëndë plotësuese, lëndët duhet të zgjidhen në përshtatje me specializimin e studentit. Kjo, sepse vetë ideja e formimit plotësues, në thelbin e vet, ngrihet mbi afërsinë dhe lidhjen mes specializimit kryesor dhe specializimeve dytësore.