Një nga synimet e Universitetit Amerikan të Tiranës është përgatitja e studentëve me aftësi të tjera ekstrakurrikulare, ku përfshihet edhe pajisja me njohuritë e nevojshme të gjuhëve të huaja, si edhe njohuri në përdorimin e kompjuterit. Për këtë arsye, është e nevojshme që aplikantët të dorëzojnë gjatë proçesit të aplikimit të gjitha çertifikatat për kualifikimet që zotërojne deri në atë moment. Në këtë mënyrë, bëhet i mundur përcaktimi i nivelit të njohurive për gjuhën e huaj dhe përdorimin e kompjuterit.
Kurse të gjuhës angleze dhe italiane
Qëllimi i këtyre kurseve është përgatitja e studentëve jo vetëm për tregun vendas të punës, por edhe për atë ndërkombëtar. Gjithashtu, në UAT parashikohet të marrin pjesë në mësimdhënie lektorë të huaj. Prandaj studentët duhet të jenë të aftë të ndjekin leksione në gjuhë të tjera, përveç gjuhës shqipe. Aplikantët të cilët nuk disponojnë asnjë çertifikatë të gjuhës angleze dhe italiane duhet të regjistrohen në këto kurse intensive. Këto kurse ofrohen pa pagesë nga universiteti dhe zhvillohen pas orarit të mësimeve. Në fund të kursit, studentët i nënshtrohen një provimi. Synimi i këtyre kurseve është që në fund të vitit të parë, studentët të jenë të aftë të ndjekin lektorët e huaj gjatë referimeve të tyre në gjuhën angleze dhe italiane.
Kurse të përdorimit të kompjuterit
UAT aplikon përdorimin e teknologjisë së lartë jo vetëm gjatë mësimdhënies, por edhe në proçesin e vlerësimit të njohurive. Për këtë arsye është e domosdoshme që studentët të tregojnë aftësitë e nevojshme kompjuterike. Studentët të cilët nuk zotërojnë njohuri në përdorimin e programeve kompjuterike bazë duhet të kryejnë regjistrimin për kursin e kompjuterit. Ky kurs ofrohet pa pagesë nga universiteti dhe zhvillohet pas orarit të leksioneve. Në fund të kursit, studentët i nënshtrohen një provimi për njohuritë e fituara gjatë kursit.