1.Kandidatët duhet të bëjnë dorëzimin e dokumentacionit pranë Zyrës së Regjistrimit dhe Pranimit.
2.Aplikimet vlerësohen nga Komisioni Akademik i Pranimit, i cili është përgjegjës për pranimin e kandidatëve në fakultetet dhe departamentet përkatëse.
3.Kandidatët e kualifikuar lajmërohen për pranimin e tyre në degën ku kanë aplikuar, nëpërmjet një letre formale nga UAT.
Vini re:
UAT ka një numër të kufizuar studentësh në disa prej degëve të ofruara. Aplikimet vlerësohen sipas pikëve të grumbulluara nëkonkursin e vlerësimit paraprak. Pas plotësimit të numrit të studentëve, UAT nuk pranon aplikime të tjera.