Përveç mundësisë për të fituar bursë në vitin e parë nëpërmjet testimit vlerësues, mund tëaplikoni për të përfituar nga Programi i Ndihmës Financiare. Politika e ndjekur për dhënien e Ndihmës Financiare bën të mundur konsiderimin e rasteve të veçanta. Komisioni i Pranimeve përpiqet të marrë në shqyrtim aspektin financiar të secilit prej studentëve të pranuar. Qëllimi ynë është të ndihmojmë dhe të mundësojmë studimin pranë UAT të gjithë atyre studentëve që vërtet e meritojnë këtë mundësi.
Programet tona të ndihmës ekonomike përcaktohen në bazë të nevojave ekonomike të vërtetuara nga dokumentacioni përkatës; përveç kësaj merren në konsiderim edhe rezultatet në mësime ose meritat personale. Ndërkohë, shpërblimet e veçanta që jepen sipas meritave, përcaktohen nëpërmjet një sistemi tjetër, i cili i takon Fakulteteve dhe Departamenteve përkatëse të bëjnë vlerësimin. Numri i këtyre bursave është i kufizuar.