Universiteti Amerikan i Tiranës njihet si universiteti i vetëm në Shqipëri i cili u ofron studentëve mundësi punësimi brenda strukturave dhe mjediseve të tij gjatë periudhës të studimeve. Programi “Puno dhe Studio” është krijuar për studentët të cilët kanë dëshirë të punësohen pranë UAT. Me të ardhurat nga punësimi pranë UAT, studentët arrijnë të shlyejnë deri në 100 % pagesën e studimit.
Gjatë vitit akademik 2008-2009, UAT ka ofruar për studentët mbi 80 % të vendeve të punës në shërbime të ndryshme brenda universitetit, si: recepsion, bibliotekë, laboratorë, bar, restorant, kancelari, dhe pozicione të tjera. Edhe gjatë viteve në vazhdim ky program do të vazhdojë të aplikohet, madje duke i punësuar studentët edhe në pozicione të reja pune. Për më tepër, UAT ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi me biznese dhe kompani të ndryshme, të cilat u ofrojnë studentëve mundësi të tjera punësimi jashtë universitetit gjatë viteve të shkollimit dhe mbas diplomimit.
OBJEKTIVAT E PROGRAMIT
Nëpërmjet aplikimit të këtij programi synohet edukimi i studentëve me shprehitë e punës dhe përgatitja e tyre për një jetë profesionale produktive. Gjithashtu, studentët e punësuar e kanë më të lehtë të integrohen në komunitetin e universitetit dhe të përfshihen në aktivitete të ndryshme studentore. Njëkohësisht, ky program u mundëson studentëve të ulin shpenzimet e tyre të shkollimit, të shijojnë frytet e punës së tyre, si edhe të lehtësojnë familjet ekonomikisht duke përballuar një pjesë të shkollimit.
Të gjithë studentët e interesuar kanë të drejtën të aplikojnë për të përfituar nga programi “Puno dhe Studio”. Prioritet u jepet studentëve me eksperienca punësimi në pozicionet për të cilat aplikojnë, si edhe atyre që gjenden në vështirësi ekonomike. Kushtet specifike të punës në lidhje me pagesën dhe orarin e punës diskutohen në momentin kur studentët pranohen në një poziocion konkret pune.
Për më tepër informacion, ju mund të drejtoheni pranë Zyrës së Karrierës dhe Punësimit, ose të kontaktoni nëpërmjet postës elektronike:
This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it