Programet mësimore janë të njohura në nivel ndërkombëtar pasi hartimi i tyre realizohet në përshtatje me kurrikulat Europiane dhe Amerikane, si edhe në përputhje me Kartën e Bolonjës, një kriter i përgjithshëm i zbatuar nga Arsimi i Lartë Shqiptar.
Universiteti Amerikan i Tiranësështë krenar për stafin e tij akademik. Ata kanë të gjithë një karakteristikë të përbashkët: përkushtimin për mësimdhënien dhe ndaj studentëve. Pedagogët janë specialistë në fushën e tyre të ekspertizës. Gjithashtu, përvoja akademike në mësimdhënie, si dhe aftësitë profesionale të zhvilluara nga eksperienca profesionale, e bëjnë stafin e UAT të jetë i përgatitur për të transferuar njohuritë e nevojshme tek studentët.

Universiteti Amerikan i Tiranës mundëson ndjekjen e studimeve pas orarit të punës, duke zgjedhur ndjekjen e leksioneve në orare të ndryshme, paradite, pasdite dhe në fundjavë. Njëkohësisht, duke ofruar më shumë se një pedagog për lëndë, studentëve u ofrohet mundësia të zgjedhin lektorët e tyre sipas preferencave dhe interesave akademike.
Universiteti Amerikan i Tiranës ka vënë në dispozicion të studentëve një hapësirë mjaft të madhe, ku përfshihen klasa dhe laboratorë të kompletuar me pajisje moderne, salla kompjuterike, kanceleri, mjedise relaksuese, hapësirë e gjelbëruar, bar, restorant, dhe konvikt studentor, mjedis i rezervuar parkimi. Të gjitha këto ofrohen ekskluzivisht për studentët e UAT.
Universiteti Amerikan i Tiranës bashkëpunon me institucione arsimore dhe qendra të kërkimit shkencor në Evropë dhe SHBA pasi kërkon t’u ofrojë të diplomuarve më të mirën e edukimit me një prespektivë globale. Aktualisht, UAT bashkëpunon me:
- diploma të përbashkëta dhe organizim studimesh master.
- shkëmbim të ndërsjelltë studentësh dhe të stafit akademik.
- shkëmbim eksperience dhe projekte të përbashkëta në fushën e kërkimeve shkencore.
Një avantazh dhe garanci për punësimin e studentëve të UAT janë marrëveshjet e universitetit me kompani Europiane dhe Amerikane, si edhe përgatitja teoriko-praktike e studentëve me shprehitë e nevojshme profesionale. UAT ka nisur zbatimin e dy marrëveshjeve për punësimin e studentëve të tij në Itali dhe SHBA.
Bashkëpunime të mëtejshme ndërkombëtare janë në proces sepse është pjesë e zotimit tonë të përgatisim të diplomuarit jo vetëm për tregun vendas, por edhe për atë ndërkombëtar.
Shërbimet e specializuara studentore të ofrura në UAT mundësojnë integrimin e studentëve në jetën social-kulturore brenda dhe jashtë universitetit. Për më tepër informacion, klikoni tek rubrika Shërbime Studentore.