Stafi i Qendrës së Shërbimeve Kompjuterike ofron për studentët e UAT asistencën dhe trajnimin e nevojshëm në lidhje me përdorimin e programeve kompjuterike dhe pajisjeve të ndryshme (PC, mouse, tastierë). Një student mund të kërkojë ndihmë e nevojitur kur ka probleme të ndryshme në laboratorin kompjuterik. Gjithashtu, stafi i kësaj qendre riparon dëmtimet e kompjuterave dhe ofron programe për mbrojten e tyre ndaj viruseve.
Për më tepër, kjo qendër luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin dhe mbarëvajtjen e seancave të testimeve apo provimeve elektronike që aplikohen në UAT. Stafi i kësaj zyre është gjithmonë i pranishëm gjatë provimeve dhe ofron jo vetëm mbikqyrjen e tyre, por asiston studentët në vështirësitë që mund të hasin me përdorimin e kompjuterave.
Nëse keni nevojë për shërbimet e kësaj qendre ose dëshironi më tepër informacion, mund të kontaktoni nëpërmjet postës elektronike në adresën:
This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it