Universiteti Amerikan i Tiranës aplikon disa kritere të përcaktuara për pranimin e studentëve. Së pari, studentët e ardhshëm duhet të kenë kryer me sukses detyrimet e shkollës së mesme. Vëmendje dhe prioritet ju kushtohet studentëve të ardhshëm të cilët paraqesin dëshmi ose çertifikata të gjuhëve të huaja, si edhe të njohurive në përdorimin e programeve kompjuterike.
Vizitoni rubrikat e tjera ku paraqitet informacion i hollësishëm për proçedurat që duhet të ndiqni për regjistrimin dhe pranimin në UAT.