Universiteti Amerikan i Tiranës ofron shërbime të specializuara për të asistuar studentë me aftësi të kufizuara dhe disabilitet për tu adaptuar sa më mirë në mjediset dhe jetën e universitetit. Ndër disabilitetet e ndryshme përfshihen: probleme me shikimin dhe dëgjimin; vështirësi në lëvizje (të shkaktuara prej dëmtimeve të gjymtyrëve); vështirësi në proçesin e të mësuarit; sëmundje kronike; disleksia (vështirësi në lexim); dhe defiçide të vëmendjes apo hiperaktivitet.
Të gjithë studentët të cilët kanë këto vështirësi dhe probleme mund të drejtohen pranë Zyrës së Shërbimeve Studentore. Menjëherë pas kontaktimit, studentëveju ofrohet ndihma e nevojshme e specializuar ose referime për tek qëndra të tjera të profilizuara. Për më tepër informacion, kontaktoni nëpërmjet postës elektronike:
This e-mail address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it