EnglishShqip
Seksioni i Psikologjisë PDF Print E-mail

I. Qëllimi
II. Misioni dhe objektivat
III. Njohuritë e përfituara
IV. Aftësi të tjera
V. Mundësi të punësimit në të ardhmen
VI. Personeli Akademik

I. Qëllimi

Qëllimi i programit të Psikologjisë në Universitetin Amerikan të Tiranës është përgatitja e studentëve me njohuri teorike dhe praktike në disiplinën e Psikologjisë si dhe pajisja e tyre me kompetenca bazë për studime të mëtejshme, specializime apo trajnime profesionale, si në këtë fushë ashtu edhe më gjerë.

Zhvillimet më të fundit në fushën e Psikologjisë na vënë përballë sfidës së përgatitjes së studentëve me njohuri që shkojnë përtej njohurive të ofruara në universitetet e tjera të Shqipërisë. Synimi ynë është përgatitja e gjeneratave të studentëve të aftë për një karrierë të suksesshme profesionale ndërkombëtare.

II. Misioni dhe objektivat

Misioni i programit të Psikologjisë në Universitetin Amerikan të Tiranës është të formojë profesionistë të mirëfilltë në këtë fushë. Programet e studimeve të këtij cikli mbështeten mbi objektiva të qartë profesionalë, të justifikueshëm, dhe të arritshëm në përputhje me kërkesat e shoqërisë dhe zhvillimet më të fundit në profesionin tonë. Studimet në Psikologji pranë Universitetit Amerikan të Tiranës do ti pajisin studentët me njohuri bazë teorike dhe empirike në këtë fushë. Ky formim i përgjithshëm lejon që studentët të jenë të përgatitur në mënyrë të tillë që në një përiudhë kur janë më të pjekur profesionalisht, të zgjedhin lirisht drejtimin e studimeve të mëtejshme të tyre në nivel pasuniversitar

Nëpërmjet studimit të Psikologjisë Anormale, Psikologjisë së Zhvillimit, Psikologjisë së Komunitetit, Psikologjisë Konjitive, Sociale etj., studentët do të jenë në gjendje të kuptojnë më mirë efektet e mjedisit social, fizik dhe kulturor në sjelljen njerëzore. Të diplomuarit në Psikologji do të kenë gjithashtu njohuri mbi vlerësimin e personalitetit, inteligjencës dhe prirjeve, teknikat e intervistimit, hartimit të pyetësorëve, metodat e mësimdhënies dhe të mësuarit etj. Për më tepër, gjatë programit, studentët do të mësojnë të përdorin teknika rigoroze shkencore dhe proçedura statistikore për të analizuar, shpjeguar dhe raportuar të dhëna nga studime shkencore. Qëllimi ynë kryesor është që studentët tanë të aftësohen për të menduar në mënyrë kritike dhe për të analizuar teori dhe studime shkencore në fushën e Psikologjisë. Në fund të programit 3-vjeçar studentët do të kenë fituar të gjitha aftësitë për të ndërtuar një studim të mirëfilltë shkencor në fushën e Psikologjisë.

III. Njohuritë e përfituara

Në përfundim të programit studimor në Departamentin e Psikologjisë pranë Universitetit Amerikan të Tiranës, studentët do të kenë fituar njohuri dhe dije në:

  • Neuroshkencë: Bazat biologjike të sjelljes
  • Psikologji Konjitive: Perceptimi, të mësuarit, memoria, gjuha, ndërgjegja
  • Psikologji Sociale: Dinamikat e grupit, qëndrimet, besimet, paragjykimet sociale, diskriminimi, altruizmi
  • Psikologji e Zhvillimit: Zhvillimi fizik, social, konjitiv dhe emocional gjatë gjithë fazave të rritjes.
  • Psikologji e Personalitetit: Teoritë më themelore të formimit dhe klasifikimit të personalitetit
  • Psikologji Anormale: çrregullimet psikologjike dhe trajtimet e tyre
  • Psikologji e Krimit dhe e Ligjit: Roli i psikologut në sistemin gjyqësor
  • Psikologji e Organizatave: Produktiviteti, stresi në punë, dhe marrëdhëniet me kolegët
  • Psikologji Komunikimi: Proçesi dhe kriteret e komunikimit
  • Psikologji e Shëndetit: Teoritë psikologjike që lidhen me shëndetin fizik të individëve
  • Psikologji e Stresit: Menaxhimi i stresit
  • Psikologji e Komunitetit: Jeta në komunitet
  • Psikologji Evolucionare: Ndërthurje mes teorive Evolucionare dhe Psikologjike
  • Psikologji Këshillimi: Teori dhe teknika të këshillimit psikologjik
  • Psikologji Klinike: Teori dhe teknika të psikologjisë klinike
  • Psikologji Edukimi: Teori të psikologjisë në ambjentin e shkollës
  • Metoda kërkimore cilësore dhe sasiore
  • Analizë statistikore të të dhënave nga studime shkencore

IV. Aftësi të tjera

Studimi i fushës së Psikologjisë do t’ju pajisë me aftësi të ndryshme si:

  • Aftësi për të kuptuar më mirë sjelljen njerëzore dhe perspektivën e tjetrit
  • Aftësi për të identifikuar dhe diagnostikuar çrregullime të ndryshme psikologjike
  • Shprehi të këshillimit të individëve dhe grupeve në nevojë

Aftësi për interpretimin dhe vlerësimin në mënyrë kritike të të dhënave shkencore

  • Aftësi për të përgatitur në mënyrë të pavarur dhe të përgjegjshme një projekt empirik
  • Aftësi të punës në grup dhe aftësi të komunikimit ndërpersonal
  • Njohuri mbi dimensionin etik të aplikimit të profesionit

V. Mundësi të punësimit në të ardhmen

Psikologjia përmban një numër shumë të madh fushash studimi të cilat ofrojnë mundësi të shumta punësimi ne te ardhmen. Disa nga vendet ku një psikolog mund të punojë pas përfundimit të studimeve janë:

  1. Shkollat dhe kopshtet
  2. Klinikat dhe spitalet
  3. Organizatat joqeveritare
  4. Burgjet dhe gjykatat
  5. Universitetet
  6. Kompanitë dhe organizatat
  7. Qendrat kërkimore shkencore
  8. Zyrat private të këshillimit

VI. Personeli Akademik

  • Greta Hysi, MSc
  • Skerdi Zahaj, MSc
 

S5 Box

S5 Register

*
*
*
*
*

Fields marked with an asterisk (*) are required.