EnglishShqip
Teknik Laboratori PDF Print E-mail


VIZIONI YNË

Programi Teknik Laboratori synon të jetë një lider në fushën e mjekësisë laboratorike nëpërmjet programeve konkurruese jo vetëm midis universiteteve brenda shtetit, por edhe në rajon. Ne synojmë të shërbejmë si standart për çertifikimin e profesionistëve laboratorikë duke marrë një rol udhëheqës në të ardhmen. Puna jonë do të përqëndrohet në nxitjen e ndërgjegjësimit të publikut dhe duke i dhënë një rëndësi të veçantë praktikës së profesionistëve laboratorikë. UAT mendon të sigurojë specialistë me aftësi komunikuese dhe konkurruese në mbrojtjen e shëndetit publik dhe duke bashkëpunuar me pjestarë të tjerë ose drejtues spitalorë të kryejnë edhe edukim të vazhdueshëm.
Ne synojmë të jemi një lider duke ofruar jo vetëm programe avangarde por edhe një teknologji të avancuar në laboratoret biomjekësore.

MISIONI YNË

Ne Synojmë të përgatisim studentë të aftë për të treguar kualitetin teknik dhe klinik të mësuar në shkollë, duke iu shërbyer pacientëve me përgjegjshmëri dhe profesionalizëm të lartë. Programi ynë siguron mundësi studimi dhe një ambient të përshtatshëm që ndihmon në krijimin e profesionistëve me njohuri të plota teknike dhe teorike në mënyrë që të sigurojnë një shërbim cilësor. Mishëruar në këtë mision është aftësia e studentëve për t'u përshtatur me ndryshimet e kërkuara nga përparimet mjekësore, teknologjitë e zhvilluara rishtazi, dhe nevojave në ndryshim të shoqërisë. Prandaj ne sigurojmë një mësimdhënie të shkëlqyer akademike dhe përvojën klinike, praktika për studentët në fushën e shkencave klinike laboratorike, dhe të diplomojmë studentë me etikë profesionale në përputhje me standardet globale për dy faktorë: shërbimit të komunitetit dhe kërkimit shkencor.


Gjithashtu pjesë e misionit tonë është pëerçimi tek studentët tanë të vlerat tona, që janë:

- Sjellje profesionale dhe etike
- Respekt
- Studim afatgjatë
- Mësimdhënie e kualifikuar, praktika laboratorike dhe spitalore
- Bashkëpunim
- Përgjegjshmëri shoqërore

OBJEKTIVAT FORMUES

Kursi i studimeve Teknik Laboratori përmblidhet në tre vite dhe është pjesë e Fakultetit Mjekësor të Universitetit Amerikan të Tiranës. Ky kurs i studimeve ka për qëllim objektivat e parashtruar si më poshtë:

1. Objektivat Formues të Përgjithshëm
Të diplomuarit e kursit Teknik Laboratori Biomjekësor janë specialistë të profesioneve sanitare të fushës diagnostikës teknike dhe të fushës së asistencës teknike. Ata zhvillojnë me një autonomi profesionale proçedurat e domosdoshme për ekzekutimin e metodikave diagnostikuese mbi materialet biologjike ose mbi individin, duke u bazuar në ligjet e përpiluara dhe të dekretuara nga Ministria e Shëndetësisë. Të diplomuarit e Teknik Laboratori Biomjekësor janë të përgatitur mbi disiplinat bazë, në mënyrë që tiu lejojnë kuptimin e elementëve më të rëndësishëm që janë bazë e proçeseve patologjike mbi të cilat është e fokusuar profesioni i tyre diagnostikues. Për më tepër laborantët duhet të dinë të paktën një gjuhë të bashkimit Evropian në mënyrë që të kenë mundësi të shkëmbejnë informacione të përgjithshëme. Në mënyrë të veçantë, të diplomuarit e kursit teknik laboratori, duhet të arrijnë kompetencat profesionale të udhëzuara dhe të specifikuara sipas profilit nga autoritetet ministrore. Arritja e këtyre kompetencave realizohet përmes një formimi teorik dhe praktik që përfshin edhe fitimin e shprehive të sjelljes dhe etikës profesionale, të cilat do të merren gjatë praktikave dhe stazheve të punës që studentët do të kryejnë.

2. Objektivat Specifikë
a. Të japë bazat e njohurive të përgjithshme mbi fenomenet biologjike dhe patologjike
b. Të japë bazat metodologjike të proçesit analitik për analizat biokimike klinike, të mikrobiologjisë, virologjisë, farmakotoksikologjisë, imunologjisë, patologjisë klinike, hematologjisë, citologjisë dhe histopatologjisë.
c. Të japë bazat e mësimit të principeve thelbësore të funksionimit të strukturës analitike të mirëmbajtjes së rregullt të një laboratory dhe evitimin e rreziqeve të vogla.
d. Të japë bazat e principeve të sigurisë në laborator dhe mbrojtjes nga rrezatimi

FUSHAT E PUNËSIMIT TË PARASHIKUARA PËR STUDENTËT E DIPLOMUAR

Studentët e diplomuar në degën Teknik Laboratori në Universitetin Amerikan të Tiranës, janë specialistë të cilët mund të punësohen në fusha të ndryshme. Ata janë përgjegjës për të punuar në laboratore biomjekësore dhe bioteknologjike dhe në veçanti në laboratore biokimike, mikrobiologjike dhe virologjike, farmakotoksikologjike, imunologjike, në laboratore të patologjisë klinike dhe histopatologjisë. Të diplomuarit zhvillojnë aftësitë e tyre teknike dhe profesionale në bashkëpunim me personelin e mëparshëm në laborator. Ata janë të aftë të punojnë në qendra ku mund të zbatojnë njohuritë e marra mbi vlerësimin e analizave dhe diagnostikimi analatik të tyre. Ne përgatisim profesionistë të aftë që të zhvillojnë me vërtetësi proçedurat analitike të punës së tyre në strukturat laboratorike.

KURSET

Profesorët

  • Prof. Gjergji Minga
  • Prof. Donika Prifti
  • Prof. As. Albert Sotiri
  • Dr. Stilian Buzo
  • Engjëll Bejtaj
  • Genta Dedej
  • Aida Dragoshi
  • Emirvina Koliçi
  • Joana Millo
  • Edlira Xhaferi
  • Aurora Xhixha
  • Ajola Mesiti, Koordinatore e Programit Teknik Laboratori
  • Klodjola Dhamo
  • Denada Duro
  • Olta Gishti
  • Enkelejda Gjerani
  • Greta Hysi
  • Ervin Marku
  • Vanda Selimi
  • Blerina Stroni
  • Rihana Terziu
  • Skerdi Zahaj
  • Erta Zykaj
 

Who's Online

We have 47 guests online

S5 Box

S5 Register

*
*
*
*
*

Fields marked with an asterisk (*) are required.