EnglishShqip
Infermieri PDF Print E-mail

I. Qëllimi
II. Misioni
III. Objektivat
IV. Zhvillimi i studentëve gjatë ciklit të parë të studimeve
V. Fushat e punësimit
VI. Profesorët
VII. Kurrikula

I. Qëllimi

Qëllimi i programit Baçelor në Infermieri të Përgjithshme është përgatitja e studentëve me njohuri teorike dhe praktike të nevojshme për këtë disiplinë si edhe pajisja e tyre me njohuri bazë për studime të mëtejshme, specializime apo trajnime profesionale. Programi ynë synojn të aftësojnë studentët për t'u përfshirë në aktivitete konkrete mjekësore dhe për t'u angazhuar në funksione të ndryshme në sektorin publik apo privat.

II. Misioni

Misioni i programit Infermier i Përgjithëshëm përqëndrohet në:

  • Formimin e profesionistëve të aftë të veprojnë në autonomi profesionale dhe zhvillojnë aktivitete direkte të parandalimit, kurimit dhe të ruajtjes së shëndetit individual dhe kolektiv
  • Formimin e profesionistëve me pregatitje të mjaftueshme për të kuptuar elementët bazë të proceseve patologjike në të cilët fokusohet ndërhyrja parandaluese ose/edhe terapeutike
  • Formimin e profesionistëve të aftë të zhvillojnë aktivitet të drejtëpërdrejtë në parandalim, kurim dhe ruajtje të shëndetin individual dhe kolektiv në struktura shëndetësore të akredituara
  • Formimin e profesionistëve të aftë të njohin fenomenet thelbësore biologjike, hereditare, dhe fizpatologjike, si dhe ndërthurjen e psikologjisë së individit dhe realitetit socio- ambiental
  • Formimin e profesionistëve të aftë të njohin principet bazë kulturore dhe profesionale që orientojnë procesin e kujdesit ndaj individit
  • Formimin e profesionistëve të aftë të njohin aspektin morfologjik dhe funksional të organeve dhe aparateve, si dhe etiologjinë e sëmundjeve kryesore
  • Formimin e profesionistëve të aftë të marrin pjesë në procesin diagnostik duke njohur manifestimet klinike të hasura gjatë dekursit të sëmundjeve dhe trajtimin e tyre
  • Formimin e profesionistëve të aftë të marrin pjesë në procesin e informimit, edukimit dhe mbështetjes së pacientit gjatë ndërhyrjeve diagnostiko - terapeutike e mediko - kirurgjikale

III. Objektivat

Ky program ka për objektiv të formojë infermierë të përgjithëshëm, të cilët kanë kryer studimet e mesme dhe duan të studiojnë në fushën e infermierisë. Diploma ka karakter të fortë mjekësor për të krijuar në harkun e tre vjetëve njohuritë bazë dhe të aplikuara të profesionit të infermierit.

Programet e studimeve të këtij cikli mbështeten mbi objektiva të qartë profesionalë, të justifikueshëm, të arritshëm me synime të qarta për kualifikimin e nevojshëm dhe në përputhje me kërkesat e tregut të punës si dhe:

  • Pajisjen e të diplomuarve me një formim kulturor dhe professional të avancuar, për ti bërë të aftë të ndërhyjnë me kompetencë në procese asistenciale menaxhimi dhe kërkimi në specialitetin e infermierisë
  • Pajisjen e të diplomuarve me njohuritë e duhura në lidhje me formimin e bazës kulturore për procesin e aplikimit të profesionit në dimensione tekniko-shkencore, ligjore dhe deontologjike që rregullojnë aktivitetin e lirë professional, organizatat shëndetësore dhe përgjejësitë profesionale.
  • Pajisjen e të diplomuarve me informacionin e duhur në lidhje me parimet që orientojnë procesin diagnostik, etik dhe teknik gjatë jetës profesionale.

IV. Zhvillimi i studentëve gjatë ciklit të parë të studimeve

Programi është hartuar në mënyrë të tillë që studentët të përfitojë gradualisht sa më shumë njohuri. Studentët që ndjekin programin janë nga shkolla të mesme me formim të ndryshëm.

Programi i këtij cikli është hartuar për të ofruar dije të cilët studentët do t'i zbatojnë gjatë jetës profesionale në mbrojtje dinjitoze të shëndetit të njeriut. Kombinimi i veprimtarive formuese, si mësimi në auditor, studimi individual dhe praktika profesionale bën të mundur paisjen e studentëve me njohuritë dhe aftësitë e duhura profesionale dhe shkencore, si dhe pajisjen e tyre vlera etike dhe morale në aplikimin e profesioneve specifike në fushat mjekësore
Shpërndarja e disiplinave në vite studimi është realizuar në mënyrë kronologjike, duke filluar me formimin bazë, i cili përfshin njohjen e studentëve me nocionet kryesore të anatomisë dhe të fiziologjisë humane e deri në konkretizimin profesional dhe praktik në programet specifike.

V. Fushat e punësimit

Disa prej mundësive të punësimit për të diplomuarit në infermieri të përgjithëshme janë:

a. Infermierë të përgjithëshëm në struktura të shërbimit shëndetësor publik dhe privat parësor dhe promocionin e shëndetit
b. Infermierë të përgjithëshmë në struktura të shërbimit shëndetësor dytësor dhe tercial.

VI. Profesorët

  • Prof. Gjergji Minga
  • Prof. Donika Prifti
  • Prof. Asc. Albert Sotiri, Profesor bashkëngjitur
  • Dr. Vigan Saliasi
  • Engjëll Bejtaj
  • Ilir Hasmuça
  • Jorida Mollaymeri, Koordinatore e Programit të Infermierisë
  • Mirva Hoxha
  • Ajola Mesiti
  • Klodiola Dhamo
  • Erta Zykaj
  • Hilda Nikaj
  • Elsid Sulaj
  • Hajrie Braçellari, Pedagoge bashkëngjitur

VII. Kurrikula

 

Who's Online

Kemi 40 vizitorë në linjë

S5 Box

S5 Register

*
*
*
*
*

Fields marked with an asterisk (*) are required.