Universiteti Amerikan i Tiranës inkurajon të gjithë të interesuarit të aplikojnë për të studiuar në këtë universitet, pavarësisht nga rrethanat e tyre financiare. UAT ofron një shumëllojshmëri mundësish për të përfituar nga ‘Programet e Ndihmës Financiare’ të cilatndihmojnë studentët, që kanë të ardhura të pamjaftueshme ekonomike të përballojnë shpenzimet e jetesës studimore. Politikat e UAT për shpërndarjen dhe caktimin e ndihmës financiare janë të mirëpërcaktuara. Për më shumë informacion në lidhje me proçedurat e ndihmës financiare në UAT, klikoni këtu.