Unioni Studentor i UAT (USU)është një komision përfaqësues i përbërë prej pesë studentësh, të cilët janë përgjegjës për nisma, vendime, dhe marrëveshje në lidhje mejetën dhe veprimtaritë studentore. Presidenti i saj në bashkëpunim me Anëtarët e Unionit kanë të drejtën të organizojnë veprimtari të ndryshme, duke përfshirë ekskursione, udhëtime, dhe mbledhje shoqërore, të cilat realizohen gjatë vitit akademik.
USU ka si qëllim nxitjen e një jete studentore aktive dhe të pasur, si edhe zhvillimin e frymës së bashkëpunimit midis grupeve të ndryshme brenda universitetit. Midis synimeve të unionit është përcjellja e kërkesave, problemeve, dhe pikëpamjeve, të cilat kanë lidhje me fakultete të ndyshme të UAT tek komitetet dhe këshillat përkatëse akademike.
Anëtarët e Unionit organizojnë veprimtari, të cilat formojnë bazat e kalendarit shoqëror të studentëve. Këta anëtarë kanë të drejtën e krijimit të klubeve të reja, nëse studentët tregojnë interes rreth një veprimtarietë caktuar.
Sistemi i zgjedhjeve bazohet në përfaqësimin përpjestimor, i cili lejon shprehjen e pikëpamjeve të shumë studentëve. Zgjedhjet zhvillohen në fillim të çdo viti akademik.
UAT i mirëpret dhe i mbështet studentët e tij të bëhen pjesëtarë aktivë e komunitetittë Unionit Studentor, të zërit tëtyre të përfaqësimit.