Me synimin për tu ardhur në ndihmë studentëve dhe të diplomuarve që të përmbushin synimet e tyre në karrierë, Zyra e Karrierës dhe Punësimit pranë UAT ofron një shërbim të plotë menaxhimi të karrierës, duke përfshirë mbështetje në projektet dhe kërkimet e punësimit gjatë gjithë periudhës së studimeve. Këtu përfshihen njoftime punësimi periodike, këshillime të përgjithshme për strategji në kërkim të punës, këshillim i personalizuar karriere, si edhe ndihmë konkrete apo këshilla rreth përgatitjes së CV-së. Gjithashtu, çdo pranverë, në aktivitetet e kësaj zyre bën pjesë edhe organizimi i aktivitetit “Panairi i Karrierës”, ku kompani dhe biznese të ndryshme paraqesin pozicione të lira pune. Në këtë mënyrë, studentëve të interesuar ju ofrohet mundësia të aplikojnë dhe të intervistohen nga punëdhënësit përkatës.
Shërbimet e ofruara:
- Funksionon si një urë lidhëse midis industrisë së punës dhe komunitetit akademik, për të realizuar bashkëpunime të mbështetura në kërkim shkencor dhe edukim. Për të patur sukses në këtë mision, përfaqësues të Zyrës së Karrierës dhe studentë të interesuar vizitojnë shpesh kompani të mëdha të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre në Shqipëri dhe në rajon.
- Zyra e Karrierës ndihmon në lokalizimin e kërkimit shkencor dhe të temave për mbrojtjen e diplomave nga mjedisi i biznesit, në mënyrë që të krijojë kontakte midis këtyre dy sferave (sferës së arsimit dhe të industrisë) dhe të krijojë lidhje të punës studimore me projekte të botës reale.
- Duke ruajtur kontakte të ngushta me mjedisin e biznesit, kjo zyrë ndjek zhvillimet e fundit në tregun e punës. Në këtë mënyrë, UAT krijon dhe zhvillon programet kurrikulare në referim të fushave të ndryshme të studimit.
- Organizon vizita me studentët në kompani të ndryshme, me qëllim që të mbledhë informacione rreth veprimtarisë së kompanive, produkteve dhe klientëve të tyre.
Disa nga aktivitetet e Zyrës së Karrierës dhe Punësimit:
- Mbledh informacion për studentët e diplomuar pranë UAT.
- Mbledh informacion për të gjetur mënyra efikase që studentët të nisin një karrierë në profesionin e tyre.
- Mban një arkivë të rifreskuar në mënyrë periodike me informacion rreth shoqërive, bizneseve, apo kompanive të ndryshme, duke synuar përcaktimin e fushës më të përshtatshme të punës për studentët.
- Ndihmon për krijimin e CV-ve profesionale dhe hartimin e letrave rekomandueseapo motivuese, të cilat pasqyrojnë aftësitë dhe eksperiencën e kandidatit.
- Ofron këshilla për të realizuar intervista të suksesshme.
- Ofron mundësinë e njohjes me një shumllojshmëri pozicionesh të lira pune të cilat janë në dispozicion të studentëve.
- Organizon aktivitete të larmishme, si për shembull “Panairi i Karrierës”, të cilat mundësojnë lidhjen e drejtpërdrejtë midis studentëve të UAT dhe specialistëve të shoqërive potenciale punëdhënëse, me synim orientimin drejt një karriere frytdhënëse.