Universiteti Amerikan i Tiranës, krahas nivelit të lartë akademik, ofron edhe shumë shërbime mbështetëse për studentët. Për t’ju ardhur atyre në ndihmë të përshtaten sa më lehtësisht me jetën studentore dhe atë kryeqytetase, kjo zyrë ofron ndihmën e saj të specializuar për të gjithë studentët që kanë nevojë. Këtu përfshihen këshilla për jetesën dhe sistemimin, si edhe informacionin mbi jetën social-kulturore studentore.